Kandidati i Vetëvendosjes në Mitrovicën Veriore: Kemi pasur një problem, por u tejkalua me intervenimin e KQZ-së

09:51 | 29 Nëntor 2020

Votën e tij e ka hedhur edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.

Ai, pasi ka kryer obligimin e tij, ka ftuar qytetarët mitrovicas që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.

“Apeloj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të dalin të shfrytëzojnë të drejtën e tyre”, tha ai, raporton arbresh.info.

Kandidati i VV-së, tha se ka pasur një tendencë për ndalimin e vëzhguesve në qendrat e votimit, megjithatë ky problem sipas tij është tejkaluar.

Përveç kësaj, ai thotë se deri tani çdo gjë ka qenë në rregull dhe se pret rezultate të mira nga këto zgjedhje.

“Kena pasur një problem, ka pasur një tendencë për t’i ndaluar vëzhguesit në qendrat e votimit, por ky problem është tejkaluar me intervenimin e KQZ-së. Presim rezultate të mira. Procesi shkoj mirë deri tash. Vendvotimet janë hapur me kohë”, u shpreh Atiq pas votimit.

Ndryshe, në këto zgjedhje janë edhe dy kandidatë shqiptar për kryetar në Mitrovicën Veriore, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq, i cili pritet të votojë në ora 9:00, dhe kandidati i PDK-së , Florent Azemi.

Ani pse janë edhe dy kandidatë shqiptar për postin e të parit të Mitrovicës Veriore, në rrugët e këtij qyteti dominojnë billbordet i kandidatit të Listës Serbë.

Zgjedhjet në këtë komunë po mbahen pas dorëheqjes së Rakiqit nga posti i kryetarit pas emërimit ë tij në Qeverinë Hoti .
Zgjedhjet sot janë duke u zhvilluar edhe më Komunën e Podujevës./arbresh info/

Lajmet më të lexuara