Kamishi: Gazin e kanë hedhur Albini Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli por edhe deputetë të tjerë

11:17 | 7 Dhjetorë 2017

Deputeti Bekim Haxhiu ka dëshmuar në seancën ndaj deputetëve të VV-së për hedhjen e gazit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit Valdet Gashi, dëshmitari Bekim Haxhiu tha se është protestuar që të pamundësohet mbajtja se seancës.

“Opozita ka qenë në pjesën ballore mes deputetëve dhe kryetarit të kuvendit. Ka pasur tentativa që në vazhdimësi të pengohet mbajtja e seancës. Fillimisht është pamundësuar mbajtja e seancës në pjesën ballore të kuvendit. Albin Kurti fillimisht ka hedhur një gotë me ujë në drejtim të Xhavit Halitit, një gotë e plastikës me ujë me sa më kujtohet. Albini ka provuar të hedh edhe vezë. Gazin lotësjellës e ka hedhur Albin Kurti. Është ulë në pjesën mu përballë deputetëve të kuvendit e ka ndezur gazin dhe e ka hedhur në drejtim të deputetëve të LDK-së dhe pastaj e ka shkelmuar duke e drejtuar ka deputetëve e PDK-së”, ka thënë ai, shkruan arbresh.info

Përveç Kurtit, deputeti Haxhiu thotë se gazin e kanë hedhur edhe deputetja Kadaj-Bujupi e Topalli.

“Në seancat e radhës gazi është hedhur edhe nga Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli . Ka ndodhur që edhe deputetët tjerë kanë hedhur e që sot nuk janë të akuzua”, shtoi ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale