Kamenicë, hap lokalin, policia ia mbyll po nuk e arreston

15:24 | 26 Mars 2020

Mesditën e së enjtës Policisë së Kamenicës i është dashur të përballet me një person i cili ka shkelur rregullat e Qeverisë së Kosovës, duke hapur lokalin e tij në kohë pandemie.

Rasti ka ndodhur në fshatin Koretin, të komunës së Kamenicës.

Nga burimet e sigurta të arbresh.info thuhet se personit i cili kishte hapur lokalin, i është tërhequr vërejtja nga policia e Kosovës, pa marrë asnjë masë tjetër ndëshkuese të paraparë nga Qeveria.

arbresh.info po ashtu ka siguruar edhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që të mbyllen të gjitha kafiteritë, restorantet, qendrat tregtare e vendet e tjera ku krijohen turma të mëdha njerëzish./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara