Kalueshmëria në Testin e Maturës në afatin e dytë është 64.4 për qind

14:54 | 16 Tetor 2020

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), në bashkëpunim me Divizionin për Vlerësim,Standarde dhe Monitorim (DVSM) kanë bërë publike sot rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore 2020 (afati i dytë), ku sipas këtyre rezultateve kalueshmëria është 64.4 përqind.

8.300 nxënës e kanë paraqitur provimin në afatin e dyrë, ndërsa në test kanë marrë pjesë pjesë 7.502 nxënës, nga të cilët 4.835 e kanë kaluar testin, shkruan Arbresh.info.

Kryetari i KShM-së, Gëzim Berisha e ka vlerësuar të suksesshëm administrimin e testit, i cili këtë vit është organizuar në rrethana pandemie Covid-19, për të cilën gjë i falënderon të gjithë ata të cilët kontribuan në mbarëvajtjen e këtij procesi.

Berisha gjithashtu ka bërë me dije se, kësaj here 18 nxënës e kanë privuar veten për të vazhduar testimin për shkak të përdorimit të telefonave mobil, të cilët edhe janë larguar nga testi.

Gjithashtu, kryetari i KShM-së, Gëzim Berisha ka njoftuar se, nga data 19 deri më 21 tetor, pra tri ditë, do të jetë afati i ankesave për afatin e dytë të testimit, rezultatet e të cilave pas shqyrtimit nga Komisioni i Ankesave dhe përpunimit të këtyre të dhënave, do të publikohen më 23 tetor 2020.

Afati i dytë i Provimit të Maturës është organizuar në 84 qendra të testimit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa është administruar nga 950 administrues  dhe 75 mbikëqyrës./ Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara