Kadaj-Bujupi për reciprocitetin: Hoti nuk u dorëzua, ai po e luan rolin në orkestrën e dirigjuar nga Thaçi e Vuçiq

23:59 | 6 Qershor 2020

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Hoti për largimin e masave të reciprocitetet duke e quajtur fillim të keq të kësaj qeverisjeje.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kadaj-Bujupi ka thënë se Kryeministri Hoti nuk u dorëzua, ai thjesht po e luan rolin e tij në orkestrën e dirigjuar nga dy presidentët, Thaçi e Vuçiq, të cilët qe sa vite po nguten për ta arritur një marrëveshje fshehurazi nga popujt e tyre nëpër kthinat e Brukselit dhe Uashingtonit, shkruan Arbresh.info.

“Masat e reciprocitetit u hoqën për t’i hapur rrugë një dialogu krejtësisht të paqartë me Serbinë, që synon ta prodhojë një marrëveshje edhe më të paqartë për Kosovën. Kryeministri Hoti nuk u dorëzua, ai thjesht po e luan rolin e tij në orkestrën e dirigjuar nga dy presidentët, Thaçi e Vuçiq, të cilët qe sa vite po nguten për ta arritur një marrëveshje fshehurazi nga popujt e tyre nëpër kthinat e Brukselit dhe Uashingtonit.
Presidenti Thaçi po e çon vendin drejt një vrime të zezë prej ku Kosova mund të dalë e gjymtuar, duke e imponuar autoritetin e tij mbi Kryeministrin Hoti. Fillim i keq!” ka shkruaj Kadaj-Bujupi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara