Kadaj-Bujupi pas skandalit me Xhamajkën, kërkon shkarkimin e Konjufcës

21:48 | 21 Shkurt 2020

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj – Bujupi, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës lidhur me çështjen e mosnjohjes nga Xhamajka, duke thënë se këto dy parti po fshihen pas të tjerëve për dështime.

Thotë se në një situatë të ngjashme, por para ardhjes në pushtet, VV-ja e LDK-ja do të thoshin “Çfarë kuptimi ka shkarkimi i ambasadores, nëse fillimisht nuk jep dorëheqje Ministri i Jashtëm”.

“Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ardhur në pushtet me premtimin se nën qeverisjen e tyre do të instalojnë logjikë llogaridhënëse. Mirëpo amaterizmi profesional i shprehur me çështjen Xhamajka flet ndryshe”, shkruan deputetja Kadaj – Bujupi.

Postimi i saj i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara