Jordania i dhuron Kosovës gjysmë milioni maska dhe 24 tonë pajisje tjera kundër COVID-19

17:25 | 2 Korrik 2020

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, bashkë  ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, z. Nait Hasani kanë pranuar në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjysmë milioni maska, 10,000 mantele, 5,000 kominoshe dhe 30,000 dezinfektues, të gjitha këto pjesë e kontigjentit 24 tonësh të dërguar enkas si ndihmë për Kosovën, për ta mposhtur Covid-19 nga miku i madh i vendit tonë, Mbreti Abdullah II.

“Me këtë rast, në emër të Qeverisë falënderova popullin dhe shtetin mik të Jordanisë, në veçanti Mbretin Abdullah II për mbështetjen vëllazërore të ardhur me aeroplan special nga Jordania. Me këtë rast shpreh vlerësimin për kolegun tonë, Prof. Arianit Shehu, që u angazhua maksimalisht që ky donacion nga Jordania të bëhet realitet”, ka thënë z. Zëvendëskryeministri Tahiri duke theksuar se miqtë e mirë dihen në ditë të vështira.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara