Jashari: Krijimi i Gjykatës Speciale, absurde

20:21 | 15 Prill 2015

Kryetari i shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së Xhavit Jashari ka thënë se krijimi i gjykatës speciale është absurd.

Sipas tij kjo gjykatë nuk është dashur fare të themelohet për të gjykuar luftëtarët e UCK-së të cilët kanë bërë luftë të drejtë dhe të pastër.

“Kjo është në adresë të gabuar sepse edhe ata që po insistojnë në një gjykatë të tillë e dinë se kush ka bërë krime në Kosovë. Lufta e drejtë dhe e pastër e UÇK-së është e faktuar edhe nga gjykata e Hagës dhe ato të vendit”, tha Jashari për RTK-në.

Sipas tij organet e gjyqësisë në Kosovë është dashur që të krijojnë një Gjykatë për të hetuar krimet e serbëve ndaj popullatës shqiptare.

Jashari bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që mos ta votojnë këtë Gjykatë sepse siç tha ai tenton të barazojë luftën e shenjtë të UÇK-së me atë të Serbisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara