Jan-Peter Olters përfundon detyrën si Menaxher i Bankës Botërore në Kosovë

15:47 | 17 Dhjetor 2015

Me shënimin e fundit të detyrës së Menaxherit të Bankës Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters, Zyra e Bankës Botërore në Kosovë në një konferencë me titull “Të ndërtosh ura drejt ardhmërisë së begatshme, për të diskutuar proritet zhvillimore afat-mesme dhe afat-gjate për Kosovën dhe rajonin”, shfaqi të arriturat dhe mangësitë në fushën e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Jan Peter Olters, menaxher i Bankës Botërore në Kosovë ka thënë se ndryshe nga listat e vendeve fqinje Kosova e gjen veten në një pikë kthese në mes të presioneve inovative dhe të konflikteve jokonstruktive.

“Aktualisht  me synim për vitin 2016 dinamika politiko-ekonomike në qoftëse nuk ndërmerr masa  parashikon një vit sfidues përpara. Një vit  në të cilin dialogu politik mes pozitës dhe opozitës veçanërisht dialogu mbi prioritetet e zhvillimit rrezikon të mbetet në një hije nga çështja joekonomike. Kosova nuk mund të jetë në gjendje për të humbur më shumë kohë, sfidat socio-ekonomike janë shumë urgjente ndërsa themelet  mbi të cilat qëndron ekonomia e saj vazhdojnë të jenë  shumë premtuese. Një ekonomi me një popullatë të re e cila është sipërmarrëse e hapur dhe  përgjithësisht e arsimuar mirë me një  histori të rritjes solide dhe me një themel  të fortë markofinanciar duhet të jetë në gjendje për të rritur dinamikën më  të qëndrueshme dhe më gjithpërfshirëse”, ka thënë ai.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili kohë më parë ishte punojnës në Bankën Botërore ka thënë se për të rritja ekonomike vien prej zëvendësimit të importeve dhe përdorimit të resurseve të pashfrytëzuara që siç tha ai nuk pretendohet të prodhohet televizione ose telefona mobil.

“Mendojë se mund të prodhojmë patate, çipsa, domate  agroindustri të lehtë. Duhet t’i përdorim  resurset të cilat i kemi në tokë po e them duke marrë parasysh të gjitha limitet që na vijnë nga pjesëmarrja në bashkësi ndërkombëtare dhe besoj se 150 milion euro që na shkojnë në asfalt për cdo vjet do të mund të ridrejtoheshin në këta sektor ku rritja ekonomike do të ishte më e madhe. Marr shembull komunën e Prishtinës ku kemi vendosur të mos e lëmë asnjë ari tokë e cila  është në pronësi të komunës të mbetet e papunuar”, është shprehur ai.

Poashtu paneliste në këtë konferencë ishte e kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ku tha se në Kosovë në kuadër të këtyre viteve përvojë në nivelin qendror dhe lokal elementi  esencial i cili në vazhdimësi ka munguar është bashkërendimi i prioriteteve.

“Përderisa në dikaster të caktuar vërej lëvizje pozitive ose në dikaster tjerë vëren ngecje, mungesa e bashkërendimit të prioriteteve si shoqëri si institucione ka qenë ajo e cila ka shkaktuar  kaos qoftë në nivelin e zhvillimeve ekonomike apo politike. Në kuadër të nivelit qendror dikasteret janë të ndarë me funksionet e veta”, ka thënë ajo.

Kjo konferencë u përmbyll duke i uruar menaxherit të Bankës Botërore në Kosovvë, Jan-Peter Olters fat dhe suksese si dhe duke falënderuar për një punë të suksesshme që kishte kryer gjatë mandatit të tijë./Arbresh.info

IMG_2797 IMG_2864 Jan Peter Olters Mimoza Kusari-Lila, Shpend Ahmeti

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara