Jahjaga takon Ismail Kadarenë, flasin për “rimëkëmbjen kulturore”

15:18 | 16 Maj 2018

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka takuar sot shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë.
Jahjaga sot ka takuar shkrimtarin me famë botërore, Ismail Kadarenë, me të cilin tregon të ketë biseduar për rimëkëmbjen kulturore në trevat shqiptare.

“Me shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë biseduam për nevojën e rimëkëmbjes kulturore në hapësirat shqiptare për të rigjeneruar dhe forcuar vlerat demokratike”, ka shkruar Jahjaga, duke shoqëruar mbishkrimin me disa fotografi me autorin e shumë veprave të njohura botërisht.