Ja nga cilat lagje të Prishtinës janë të prekurit me Covid-19

22:59 | 26 Mars 2020

Sot janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Tre prej tyre janë nga Prishtina që e çon totalin në nivel vendi në 86 e në kryeqytet 10.

Siç mëson arbresh.info të prekurit janë nga pesë-gjashtë lagje të Prishtinës siç janë Ulpiana, Tophane, Rruga B dhe C si dhe Taukbahqe.

Ndërkohë IKSHP duke parë fluksin e njerëzve në kohën kur nuk ka orë policore ka bërë thirrje për të qëndruar në shtëpi.

Ekipet e IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe familjet e Juaja!

Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!

Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime por mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kurreshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit. Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!

Ju gjendeni në shtëpitë e juaja me familiar. Ne akoma gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne: JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI!./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara