Iu vranë 13 familjarë, flet e mbijetuara e masakrës së Llashticës

23:39 | 13 Prill 2019

Drita Hyseni, e mbijetuara e masakrës së Llashticës, ka rrëfyer për herë të parë në Klan Kosova, tmerrin ndaj familjes së saj nga serbët. Asaj iu vranë 13 familjarë dhe mbetën të plagosur gjashtë të tjerë.

Ngjarja e 30 prillit 1999 i ka mbetur e ngulitur në kokë drita Hysenit që atë botë ishte 13 vjeçare.

Atë ditë u vranë dhe u djegën 13 familjarë të saj e gjashtë mbetën të plagosur.

Në mesin e tyre edhe vetë Drita, e cila rrëfen tmerrin.

Sipas saj, kanë qenë një serb dhe një rom ata të cilët kryen aktin makabër e që më pas djegën shtëpinë me kufoma brenda.

Por Dritës dhimbjet nuk iu ndalën.

Pas gati 2 dekada më vonë e kishte takuar vrasësin e familjes së saj.

‘E kam pa në Gilan duke u sillë’, thotë ajo.

Kjo masakër i kujtohet mirë edhe Nehat Shabanit që mbeti i plagosur atë ditë.

Të mbijetuarit e masakrës së Llashticës ku u vranë gra e fëmijë nuk janë të kënaqur me drejtësinë pasi sipas tyre kriminelët vazhdojnë të ecin lirshëm.

 

Shpërndaje në rrjete sociale