Italia pezullon kërkimet për hidrokarbure në “Jon”

18:10 | 10 Janar 2019

Vetëm pak ditë pas autorizimit për kërkime të hidrokarbureve në Detin “Jon” , Italia pezullon gjithçka. Ministria e Zhvillimit Ekonomik në vendin fqinj lajmëroi bllokon aktivitetin përmes një amendamenti që pritet të ketë një afat deri në 3 vjet.

Përballë presionit të madh të ambientalistëve dhe përçarjeve brenda koalicionit, qeveria italiane njoftoi se do t’i përqëndrojë kërkimet e gjeoburimeve në zona të tjera dhe në përputhje me respektimin e plotë të mjedisit.

Vendimi i mëparshëm i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik autorizonte kërkime në një sipërfaqe prej 2200 Km2, që shtriheshin deri në pikën e kufirit detar mes Italisë dhe Shqipërisë.

Tirana dhe Roma kanë firmosur një marrëveshje për delimitimin e detit në vitin 1992, ku përcaktohet leja pa paragjykim e palëve të treta. Megjithatë një marrëveshje përfundimtare mes tre vendeve kufitare Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë nuk ekziston. Kërkime në “Jon” ka autorizuar edhe Greqia, në jugperëndim të Korfuzit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara