Ismaili: Sipas Qeverisë 10 milionë eurot e ndara për Veriun janë garanci për kyçje në sistemin e Kosovës

14:18 | 19 Maj 2020

Anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut nga radhët e PDK-së,  Besa Ismaili, ka deklaruar se vendimi për ndarjen e 10 milionë eurove për qytetarët serbë të veriut është i vërtetë.

Mes tjerash, Ismali bëri të ditur se me përfaqësimin e KOSTT,  buxheti do të shtohet për 8 milionë.

“Sot kishim një takim të veçanta për shkak të paqartësisë nëse ka një vendim ose jo nga Qeveria për ndarjen e mjeteve. Sot u sqaruam ato që i kishim ditur edhe me herët por,  na u deshtë të dëgjojmë edhe nga pala. 10 milionë euro janë zotuar jo si mbulesë e shpenzimeve në veri siç ka qenë më herët por si garant për tu kyçur në sistemin e operatorëve. Kishim disa shqetësime të cilat janë të moçme por që barra e implementimit të tyre bie mbi ZRRE-në. Kemi pasur rekomandime, njëra ndër to ishte të ndërpriten me praktikat diskriminuese në dëme të qytetarëve, si dhe të shikohen mundësit për rimbursim. Në takim kishim edhe kryesuesin për financa Hekuran Muratin i cili sqaroi për vendimin që e ka mbështetur në saj të kërkesës që ka bërë ZRRE. Ai ka siguruar se me përfaqësimin e KOSTT-it, buxheti do të shtohet për 7-8 milionë.“Na mbetet të shohim marrëveshjen dhe të mësojmë se si ka rrjedhur, të sigurojmë që nuk ka trajtim të pabarabartë  ndaj qytetarëve.  Në vitin 2021 gjithçka do të operojë si çdo pjesë tjetër të Kosovës. Derisa nuk morëm përgjigje sa i përket inkasimit”, u shpreh Ismaili./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara