Ismaili: Myslimanët persekutohen në Kosovë, prandaj shkojnë në ISIS

23:26 | 29 Shtator 2015

Prodekanja e Fakultetit Islam, Besa Ismaili, ka fajësuar qeverinë e vendit se po diskriminon myslimanët në Kosovë. Për këtë arsye, thotë ajo, i janë dhënë argumente ISIS’it që të rekrutojë njerëz.

“Indoktrinimi nuk është një luks që vjen nga jashtë. Është dicka që vjen nga diskriminimi dhe perspekutimi i myslimanëve. Ndjenja e tyre e të qenit të huaj”, ka thënë ajo në Rubikon të KTV’së.

“Ata ndihen edhe sot të diskriminuar, për arsye se nuk i gëzojnë të drejtat e barabarta vetëm pse kanë një fetarizëm më të theksuar se të tjera. Ky është një diskurs islamofobik i madh që i ka dhënë jashtëzakonisht argumente ISIS’it dhe “isisitëve” në rekrutimin e këtyre njerëzve”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara