Ish-ushtari i UÇK-së nuk ka shtëpi dhe jeton në tendë, nuk ka mundësi të paguajë qira

14:20 | 27 Qershor 2020

Selman Avdiu është invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai prej 13 ditëve jeton në një tendë me gruan dhe gjashtë fëmijët e tij, shkruan portali arbresh.info.

Avdiu gati 20 vite kishte jetuar me qira nëpër vende të ndryshme, por që tani ai më nuk ka mundësi financiare.

“Kom jetu me qira 20 vite. Jam plagosur në fshatin Obri, nuk jam i shkallës më të lartë, por mesatare. Nuk mujta me përballu qiranë, sepse nuk mujta me bo zgjidhje personalisht”, tha ai.

“Njerëzit vullnetmirë kanë shprehur dëshirë me më ndihmu, dhe më kanë premtuar se do të më vizitojnë nga Komuna e Skenderajt, gjithashtu edhe e Drenasit”, deklaroi tutje.

Tashmë familjes Avdiu persona bamirës kanë nisur t’ia ndërtojnë një kampshtëpizë derisa të nisë ndërtimi i shtëpisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara