Ish-studentja rrëfen detaje të ngacmimit seksual nga profesori i saj

12:20 | 28 Mars 2018

“Ai, profesori e vuri CD-në në DVD dhe në një moment mu afrua nga prapa dhe më mbështolli me krahët e tij. Po, shumë e shqetësuar, të rrahura e zemrës mu përshpejtuan, frymëmarrja po më zihej, po reagova, e shtyra nga prapa dhe i thash largohu, ai u shtang si mund ta refuzoja. E frikësuar nuk kisha nga t’ia mbaja”.

Këto fjalë i tha sot para rektoratit të UP-së ish-studentja e Fakultetit të Arteve, Jeta Berisha e cila ka deklaruar publikisht se është ngacmuar seksualisht nga profesori i saj, raporton Arbresh.info.

Berisha tha se ky profesor nuk u ndëshkua asnjëherë për veprimet e tij karshi saj.

“Para dy vitesh sa ish studente në fakultetin e Arteve jam ngacmuar seksualisht nga një profesion i cili ende vazhdon ta ushtroj profesionin e tij. Asnjëherë nuk është ndëshkuar për veprën karshi meje. Po fustan të gjatë ndër gjunj, dhe atlete. Atë ditë profesori më ftoi në zyrën e tij për një CD, një film, pasi kisha për t’ia bërë një analizë si detyrë në një lëndë tjetër. Pasi mbritja në zyrën e tij në katin e tretë, ai e mbylli derën me çelës me justifikimin se po na pengonin studentët e tjerë. Më tha prit sa të provoj CD-në për ta parë nëse ishte e duhura. Ai, profesori e vuri CD-në në DVD dhe në një moment mu afrua nga prapa dhe më mbështolli me krahët e tij. Po shumë e shqetësuar, të rrahura e zemrës mu përshpejtuan, frymëmarrja po më zihej, po reagova, e shtyra nga prapa dhe i thash largohu, ai u shtang si mund ta refuzoja, e frikësuar nuk kisha nga t’ia mbaja. Në ato momente panike gjithçka më sillej në kokë. Ju ktheva sërish me zë të ngritur ‘hape derën’, njëherësh ‘mos mu afro’. Fatmirësisht e hapa derën ja qëllova. Kisha orë mësimore nuk e mbajta atë ditë, as një ditë pas, as pas një jave e as pas dy jave. Profesorët tjerë u shqetësuan për mospjesëmarrjen e tij sepse isha studente e rregullt…”, ka rrëfyer Berisha gjatë aksionit simbolik të studentëve të Universitetit të Prishtinës kundër ngacmimeve seksuale në UP, që e zhvilluan para rektoratit të UP-së.

Ndërkaq, Alban Retkoceri, student tha se kanë dalë për të shpallur indinjimin me universitetin karshi ngacmimeve seksuale.

“Në vend se UP-ja të marr masa, ky institucion që do të duhej të ishte prijës i ndryshimeve në shoqërinë tonë po vjen me mbrojte të këtyre dukurive. Ngacmimet seksuale ndodhin përditë, kudo në hapësirat e universitetit, jo vetëm nga studentë por edhe nga profesorë e asistentë”, ka thënë Retkoceri.

Në fund të aksionit, studentët hodhën në shenjë proteste kodin e veshjes para rektoratit të UP-së./Arbresh.info

Studentë dhe studente, qytetarë e qytetare, të shqetësuar zhvillojnë një aksion simbolik për ta kundërshtuar dukurinë e ngacmimeve seksuale në UP.

Gepostet von Arbresh.info am Mittwoch, 28. März 2018

Shpërndaje në rrjete sociale