Ish-ministri Manjani: “Mini-shengeni” është një “mini-faqe e zezë”

22:29 | 20 Dhjetor 2019

Ish-minisitri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ylli Manjani, ka folur për vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shqipëri.

Manjani ka thënë se e ka komentuar “mini-shengenin” si një “mini-faqe e zezë” e Shqipërisë që po mban një takim me presidentin e Serbisë pa Kosovën.

“Unë jam për të nxitur bashkëpunimin dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo që po ndodh, kjo është një minifaqe e zezë e Republikës së Shqipërisë, sepse kjo nuk duhej të ndodhte pa qenë Kosova pjesë e asaj tryeze”, është shprehur Manjani.

Ai gjithashtu tha se për mosprezencën e Kosovës në atë tryezë nuk ka asnjë justifikim.

“Këtu nuk ka asnjë justifikim për mosprezencën e Kosovës në atë tryezë”, shtoi Manjani.  /T7

 

Lajmet më të lexuara