Ish kryeshefi i PTK-së i kërkon falje Blerta Deliut

13:45 | 11 Qershor 2019

Ish-kryeshefi i PTK-së, Shyqyri Haxha, e ka akuzuar dje deputeten e PDK-së, Blerta Deliun, që ajo i ka kërkuar që ta punësojë në PTK një të afërm të saj.

Për këto akuza që i ka bërë ndaj Deliut dje teksa ka raportuar në Komisionin parlamentar për hetimin e PTK-së, Haxha ka thënë që është tërhequr dhe ka kërkuar falje.

“I kërkoj falje deputetes Blerta Deliu – Kodra rreth deklaratës së djeshme në Komisionin Hetimor në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala. Kam respekt për deputeten dhe deklarata ime ka qenë nen efekt dhe si të tillë e tërheq atë deklaratë”, ka thënë Haxha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara