Ish-kryeministri suedez porosi Kosovës dhe Serbisë: Urgjentisht të kalohet kriza e tanishme

08:44 | 30 Mars 2018

Ish-kryeministri i Suedisë, njëherësh pjesë e Këshillit të Evropës për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR), Karl Bildt, ka thënë se është e nevojshme të tejkalohen urgjentisht krizat aktuale dhe të forcohet dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Urgjentisht të kalohet kriza e tanishme dhe të forcohet dialogu Kosovë-Serbi. Bashkimit Evropian dhe të tjerët duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të lëvizur rajonin përpara. Nuk duhet pasur rrezik për të rrëshqitur përsëri në zakonet e vjetra”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline.

Duhet shtuar se pas zhvillimeve të fundit që ishin të hënën në veri të Kosovës, pothuajse gjithë përfaqësuesit e huaj porositën dy vendet që të ulen dhe të dialogojnë për secilin zhvillim në Kosovë dhe Serbi./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara