Isa Mustafa e merr me të “mirë” Albin Kurtin, thotë se nuk beson se do t’i bllokojë zyrat

12:21 | 29 Maj 2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar se seanca për votimin e qeverisë mund të mbahet të shtunën apo të hënën.

Këto komente i bëri derisa po hynte në takimin konsultativ me anëtarët e partisë.

“Mbledhje të kryesisë nuk kemi ka konsultime lidhur me thirrjen e seancës së Kuvendit. Tani do të shohim edhe me kryetarin e Grupit parlamentar dhe me kandidati. Tonë për kryeministër se kur do thirret mbledhja e Kuvendit por edhe me partneret tanë të AAK, Nismën dhe partnerët tjerë… Tani ekziston një mundësi që një seancë të ahet nesër ekziston edhe mundësia qe të mbahet të hënën nëse çdo gjë është në rregull sa i takon aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese në pikëpamje të hyrjes në fuqi të këtij aktvendimi nuk ka arsye se sa të pritet të mbahet nesër nëse kërkojnë procedurat e aktgjykimit të shtyjnë atëherë do respektojmë atë”, tha ai.

Kurse vendimin e gjykatës kushtuese e konsideron të drejtë i cili krijon stabilitet në vend dhe praktikë të re për mos bllokim në zgjedhjen e qeverisë

“Vendimin e kemi pritur ashtu edhe siç kemi llogaritur që do jetë sepse ajo çka shkruan në këtë aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese unë mendoj se është plotësisht i drejtë në fytyrën dhe shkronjat e kushtetutës së Kosovës dhe jo vetëm të kushtetutës sonë por edhe kushtetutave të tjera të cilët i ka konsultuar Gjykata Kushtetuese. Mendoj qe është një mendim i mirë që i krijon stabilitet vendit dhe krijon praktik në mënyrë që herët tjera të mos bllokohet zgjedhja e qeverisë dhe se zgjedhja e qeverisë të jetë ashtu siç Gjykata Kushtetuese e sheh vullnet i deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Sepse nuk mund të jetë vullnet i tjetër kujt nëse ata kanë vullnet ta bëjnë një qeveri ata nëse nuk kanë vullnet atëherë e shpërndajnë Kuvendin”, tha ai.

Mustafa lidhur me paralajmërimet e Lëvizjes Vetëvendosje për revolte tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është bërë në frymë të Kushtetutës dhe si i tillë duhet të respektohet.

Ai tha se ndoshta sot nuk është vendim i mirë për Lëvizjen Vetëvendosje por më vonë mund të jetë i mirë.

“Mendoj se nuk kurrfarë skandalit këtu mendoj se çdo gjë është bërë më frymën dhe shkronjat e Kushtetutës mirëpo si subjekt politik kanë të drejt vlerësimi por unë i kisha ftuar të gjithë ta respektojnë vendimin që të veprojmë sipas këtij vendimi sepse ky vendim ndoshta mund të jetë jo i mirë për Vetëvendosjen mirëpo nesër mund ti pëlqej Vetëvendosjes në një rast tjetër kur Vetëvendosjes i jepet shansi që ta shfrytëzojnë këtë vendim për ndonjë qeveri”, tha ai.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa shpreh se nuk beson se do të hasë në rezistencë nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje për të liruar zyrat e qeverisë, pasi që sipas tij, një gjë e tillë ndodh në vendet totalitare të Afrikës.

“Në momentin kur Kuvendi i zgjedh një qeveri, qeveria që ka qenë deri atëherë nuk ka mandat privatisht askush nuk preferohet të qëndroi në Zyrën e Kryeministrit dhe në zyrat e ministrave është jo ligjore dhe jo kushtetues dhe nuk pres që zotëri Kurti dhe Vetëvendosja do e sfidojnë vetën me një gjë të tillë sepse kurrë nuk është praktikuar në Kosovë dhe nuk praktikohet në vendet tjera. Kam pas lexuar në disa vende të Afrikës që nuk i kanë lëshuar por kryesisht kanë qenë regjime ushtarake por regjimet demokratike dhe partitë demokratike nuk veprojnë kështu”, tha ajo.

Kujtojmë që mbrëmë Gjykata Kushtetuese ka vendosur që dekret i presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hoti për kryeministër është kushtetues./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara