‘Interesgjikja’ e Labit i mori Telekomit të Kosovës 6 mijë euro

10:03 | 18 Gusht 2019 | Agnesa Çitaku

Për vite me radhë ‘kalli’ ahengjet familjare ndërsa politikës iu fut me arsyetimin se kërkon ndryshim.

Por këngëtari i kthyer në deputet, Labinot Tahiri duket që lidhjen me Institucionet publike e kishte qysh kohë më parë.

Në dokumentin e siguruar nga arbresh.info thuhet se Telekomi i Kosovës ka ndihmuar Tahirin në realizimin e klipeve të tij, Madje vetëm  për ‘Interesgjiken’, ndërmarrja publike kishte ndarë plot 6 mijë euro.

Klipi që zgjatë afër 4 minuta ka vetëm dy skena, njëra e realizuar në ambient të hapur brenda tjetra në të brendshëm e veç Tahirit janë edhe dy protagonistë të tjerë. Kënga flet për dashurinë me interes që solli deri të ndarja.

Veç Telekomit të Kosovës për realizimin e këtij klipi ndihmuan edhe fy sponsorë të tjerë.

Ndryshe arbresh.info ka siguruar dokumentet e shpenzimeve dhe sponsorizimeve që Telekomi i Kosovës ka bërë ndër vite. Sipas tyre një pjesë e madhe e parave të ndërmarrjes publike ishte ndarë për të ndihmuar realizimin e klipeve të këngëtarëve të ndryshëm

Deri tani arbresh.info ka publikuar sponsorizimin e klipit të këngëtares Leonora Jakupi. E  shumë të njëjte si për Tahirin i kishte ndarë edhe klipit “pushkë e çifteli” të Leonorës.

Kënga është në bashkëpunim me Golg AG ndërsa i këndohet flamurit, besën e çiftelisë.

Arbresh.info ditëve në vazhdim do të publikoj edhe sponsorizimeve të tjera dhe shpenzime që ka bërë kjo ndërmarrje ndër vite.

Telekomi i Kosovës për vite me radhë ishte kritikuar për dhënie të sponsorizimeve pa asnjë kriter.

Për të hetuar këto dhe dyshime të tjera brenda ndërmarrjes muaj më parë Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Parlamentar Hetimor në lidhje me gjendjen në Telekom dhe Postë.

Komisioni ka intervistuar disa nga kryeshefat dhe anëtarët e Bordit të kësaj ndërmarrje ndërsa është propozuar që puna e realizuar deri tani të i kalohet Komisionit të ri që mund të formohet në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend./Arbresh.info/

Lexo edhe: ‘Pushkë e çifteli’ e Leonora Jakupit i kushtoi Telekomit të Kosovës 6 mijë euro

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara