Instituti EPIK: Për dhjetë vite kanë ikur mbi 200 mijë qytetarë nga Kosova

15:49 | 15 Prill 2019

Instituti EPIK në publikimin e radhës trajton migrimin e qytetarëve drejt vendeve të BE-së.

Në këtë publikim ky institut bën me dije se gjatë periudhës 2008-2018, nga Kosova kanë ikur gjithsejt 203 mijë e 330 drejt vendeve të BE-së.

Gjatë kësaj periudhe gjithsejt 141 mijë e 330 qytetarë u gjetën ilegalisht në vendet e BE-së.

Viti 2016-të është vit i cili ka shënuar rënie të migrimit dhe qytetarëve që janë gjetur ilegalisht, dhe viti 2018 ka qenë viti më i mirë sa i përket dyja kategorive.

Gjatë këtij hulumtimi rezulton se 344 mijë e 660 qytetarë të cilat kanë vendosur të ikin për një jetë më të mirë. Kjo i bie që 20 përqind e popullsisë ka ikur nga Kosova.

Ky numër është edhe më i madh nëse merret parasysh edhe numri i atyre që janë larguar me leje të punës, njofton komunikata e Institutit EPIK përcjellë Klan Kosova.

Shkaqet kryesore të ikjes së qytetarëve janë: pakënaqësia e tyre lidhur me gjendjen politike dhe ekonomike në vend, si dhe prirjet pesimiste.

Sipas pulsit të fundit të UNDP-së 1/3 e të rinjve e konsiderojnë rrugën e Kosovës të gabuar.
58 përqind e tyre e shohin migrimin si alternativën e vetme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara