Inkriminimi i shtetit nuk ka të ndalur

08:11 | 16 Qershor 2015

“Shteti fatkeqësisht është kapur keq për fyti nga kriminelët e parapolitikës dhe politikanë të fuqishëm, të pozitës dhe opozitës, që kanë krijuar trekëndëshin kriminal politikë-biznes-mafi. Populli duhet të ngrihet në këmbë dhe me protesta masive të largojë një herë e përgjithmonë këtë klasë politike, të tejkriminalizuar dhe të korruptuar, të cilët shtetin e kanë bërë pronë të tyre private”, tha analisti politik Faik Krasniqi

Mashtrimi i qytetarëve me premtime boshe nëpër fushatat zgjedhore dhe vazhdimi i forcimit të lidhjeve të partive politike me strukturat kriminale të klaneve dhe grupeve të ngushta të interesit, duke u mbyllur për vlerat profesionale dhe akademike të kësaj shoqërie,sipas analistëve politikë, po zbeh gjithnjë e më shumë besimin e qytetarëve jo vetën në këtë lidership aktual, por edhe në institucionet e ndërtuara nga ky spektër politik i familjarizuar me krimin e organizuar.

“Përderisa dukuritë negative dhe shumë të dëmshme për shtetin tonë, ndër të tjera, evazioni fiskal, përafërsisht aq sa është buxheti vjetor i shtetit, dhe monopoli tregtar me pozita dominante në treg të entiteteve biznesore qartazi të favorizuara nga pushtetarë të caktuar funksionojnë pothuajse lirshëm, pa ndërmarrje të masave ligjore kundër tyre, rezulton se qytetarët jo që nuk kultivojnë besim për subjektet politike pushtetare, por të njëjtin me kohë e kanë humbur dhe për të janë të rezignuar dhe të dëshpëruar”, tha prof Riza Smaka për Kosova Sot.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara