Infermierët i dorëzojnë mantelet Qeverisë së Kosovës, i kërkojnë stafit të Hotit të kujdesen për të prekurit me Covid 19

10:36 | 3 Gusht 2020

Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë, ka protestuar sot para Qeverisë së Kosovës, për shkak të mosaprovimit të kërkesës së tyre lidhur me rritjen e pagesës për ndërrimin e natës.

Ata kanë zhvilluar edhe një aksion simbolik duke i dorëzuar mantelët qeverisë, shkruan arbresh.info.

“Po i dorëzojmë 18 mantela në Qeveri dhe i ftoj 18 anëtarë nga kabineti i Kryeministrit Hoti që të vijnë në kujdestari të natës dhe t’i veshin edhe rrobat për mbrojtje nga koronavirusi dhe ta shohin se a ja vlen të shtohen këto 18 euro”, tha ai./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara