Imami nga Peja vdes aksidentalisht në Xhami

09:09 | 12 Prill 2019

Imami nga Peja, Ramë Blakaj, ka ndërruar jetë pasditën e djeshme.

Këtë rast  e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Me datën 11.04.2019 është informuar Policia për një rast në Novosellë në Pejë nga dëshmitarët e ngjarjes. Patrulla ka arritur në vend dhe ka vërejtur viktimën në dysheme”

“Në vendngjarje ka arritur emergjenca me ekipin. Hetimet për këtë rast kanë filluar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”.

Imami me prejardhje është nga fshati Vrellë e Istogut, ndërsa detyrën e tij e kishte ushtruar në xhaminë e fshatit Novosellë.

Para dy muajsh, Ramë Blakajt i kishte vdekur edhe vëllai i tij 40 vjeçar./insajderi

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara