Ilir Meta viziton familjen Rugova

20:18 | 19 Janar 2020

Presidenti Ilir Meta ka takuar në Prishtinë edhe familjen e ish- Presidentit të Kosovës, pasi kreu homazhet në varrin e Ibrahim Rugovës.

Me anë të një statusi në facebook, ai shpreh kënaqësinë të takojë familjen e Presidentit historik të Kosovës.

Postimi i Metës

Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara