Ia ndalën fjalën me fishkëllima: PSD deklarohet për aksionin ndaj Hotit

13:03 | 16 Shtator 2020

Aktivistët e PSD’së, Natyra Kuçi dhe Teutë Rrusta, i kanë ndërprerë sot fjalën kryeministrin Avdullah Hoti gjatë një diskutimi për dialogun me Serbinë.

Duke fishëkëlluar, dy aktivistët pyetën kryeministrin Hoti se pse nuk po flet për dhunën ndaj grave dhe vrasjen e tyre nga burrat, shkruan Arbresh.info.

PSD’ja ka njoftuar për aktivitetin e plotë që u bë sot derisa po diskutohet me shoqërinë civile për dialogun Kosovës Serbi.

Njoftimi i plotë i PSD’së:

Personalja është politike; Qeveri patriarkale; Gratë rrezikohen më shumë nga burrat në shtëpi sesa nga pandemia në rrugë.

Janë këto fjalët-protestë të aksionit të sotëm. Dhuna ndaj grave është pjesë e rrjedhës normale të jetës në Kosovë. Në institucione, ky fenomen është punë shifrash të raportuara. Janë 388 raste raportimesh për 3 muaj. 388 gra ndaj të cilave është ushtruar dhunë kanë marrë guximin të raportojnë në polici. Në polici, i pret polici që pas procedurave standarde, këtë çështje e konsideron punë të brendshme të familjes. Prandaj “Personalja është politike”. Sepse raportet e konsideruara personale, private e familjare janë përplot shfrytëzim e dominim. Janë përplot dhunë.

Nga familja në shoqëri, nga shoqëria në institucione, dhuna ndaj grave është bërë pjesë integrale, është normalizuar deri atë masë sa është bërë e pavërejtshme. Ky qerthull duhet ndërprerë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara