I jepet lamtumira e fundit vëllezërve Abazi që humbën jetën nga tërmeti

13:49 | 28 Nëntor 2019

Ju është dhënë lamtumira e fundit dy vëllezërve Abazi të cilët humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri.

Më ceremoni fetare e nga qindra qytetarë dy vëllezërit u përcollën për në banesën e fundit në ora 12 e 30 minuta.

Të pranishëm në këtë varrim përveç familjarëve, miqve e dashamirëve të familjes Abazi ishin edhe politikanët e vendit.

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, Rrustem Berisha, ministër në largim, Anton Quni e Lutfi Haziri kryetar i Gjilanit ishin vetëm disa nga figurat që morën pjesë në varrimin e tyre.

Të ndjerët kanë lënë pas vete gratë me fëmijë.

Dy vëllezërit Abazi kishin shkuar në Shqipëri për punë dhe humben jetën nga tërmeti i cili deri më tash morën  jetën e 41 personave.

Pikërisht për këtë tragjedi Kosova shpalli ditë zie ditën e 27 nëntorit./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara