I hyjnë në shtëpi e lidhën e pastaj e grabitën

15:41 | 10 Tetor 2019

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të Mërkurën rreth orës 11:30 një grua nga komuniteti boshnjak ka raportuar se është plaçkitur në shtëpinë e saj.

Viktima ka raportuar se dy persona të panjohur dhe të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e saj ku fillimisht e kanë lidhur, pastaj nën kërcënimin e armës ia kanë marrë një shumë të parave dhe një aparat të telefonisë fikse.

Viktima femër K/Boshnjake ka raportuar se dy persona të panjohur dhe të armatosur  kishin hyrë në shtëpinë e saj ku fillimisht e kishin lidhë, pastaj nën kërcenim të armës ja kishin marrë një shumë të parave dhe një aparat i telefonisë fikse. Viktima si pasojë e rastit ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe mbetet të hetohet”, ka thënë Policia e Kosovës  në raportin e saj./arbresh.info 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara