Hykmete Bajrami i dorëzoi detyrën ministrit të ri Ramë Likaj

12:29 | 4 Qershor 2020

Ministrja e deritanishme e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Hykmete Bajrami i ka dorëzuar sot detyrën ministrit të ri të këtij dikasteri Ramë Likaj.

Ministrja Bajrami i ka uruar detyrën ministrit Likaj dhe uroi të ketë sukses në punën në këtë sektor të rëndësishëm të jetës në Kosovë.

Ministrja Bajrami, po ashtu, e informoi ministrin Likaj me punën që është bërë gjatë periudhës sa ka qenë në krye të MAShTI, me theks të veçantë organizimin e mësimit në distancë, por edhe për përgatitjet për Testin e Arritshmërisë dhe Maturës, procesi i teksteve të reja shkollore dhe procese tjera të rëndësishme.

Ministri Likaj falënderoi ministren Bajrami për punën që ka bërë dhe theksoi se do të vazhdojë me përkushtim punën në insititucionin më të lartë të arsimit në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara