Humb jetën një person pasi bie nga ndërtesa

19:08 | 12 Shtator 2019

Një person i gjinisë mashkullore ka gjetur vdekjen, pasi që i njëjti ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:45 në rrugën “Robert Doll”, gjegjësisht në lagjen Lakrishtë.

Incidentin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

Vdekja e personit është konfirmuar në vendin e ngjarjes.

“Sot ne ora 17:45 kemi pranuar informacion se nje person ka rene nga nje ndertese ne rrugen “Robert  Doll” ne Prishtine. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane dale njesitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekesor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar  vdekjen e viktimes( mashkull). Per rastin jane njoftuar institucionet kompetente”, tha Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara