Humanisti Halil Kastrati dekorohet me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

12:58 | 20 Qershor 2019 | Vlora Selimi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim humanistin Halil Kastrati.

Më këtë rast, Kryeministri Haradinaj ka ndarë një dekoratë më urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” për humanizmin e tij.

Pas takimit në të cilin mediat kanë pasur mundësi të marrin vetëm pamje, Kryeministri ka treguar se e ka falënderuar Kastratin për punën e tij.

“Të çështja e Halilit shteti bënë investime në këtë drejtim për t’i ndihmuar qytetaret. Por rastin i Kastratit është një humanizëm shtesë andaj dhe e kom nderuar më titullin “Gjergj Kastritoti Skënderbeu”.

“Ne kemi shumë borxh ndaj kontribuuesve për liri. Sot e nderova për humanizëm”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara