Bëri gabime drejtshkrimore, Drejtoria e Arsimit në Kamenicë refuzon kërkesën e arsimtares së Gjuhës Shqipe

22:28 | 20 Janar 2020

Drejtshkrimi i një arsimtareje të Gjuhës Shqipe në Kamenicë, lë shumë për të dëshiruar.

Kjo arsimtare i është drejtuar me një kërkesë Drejtorisë se Arsimit në Kamenicë për ta kthyer në pozitën e mëparshme, si mësimdhënëse e Gjuhës Shqipe, pasi që ishte transferuar ne bibliotekën e shkollës, shkruan arbresh.info

Por, në kërkesën e saj DKA në Kamenicë, ka gjetur tetë gabime elementare drejtshkrimore, duke ja refuzuar kështu edhe kërkesën.

“Në këto rrethana, DKA e konsideron të paarsyeshme dhe të parealizueshme kërkesën tuaj”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara