Hoxhaj takon McCain, kërkon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO

11:29 | 21 Tetor 2015

Ish ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj po vazhdon qëndrimin në Washington, ku ka takuar ish kandidatin për president të SHBA-së, John McCain, i cili është Kryetar i Komisionit për Forcat e Armatosura në senatin amerikan.

Sipas një postimi në Facebook, Hoxhaj mësohet t’i ketë kërkuar ndihmë për ta përkrahur anëtarësimin e Kosovës në NATO në të ardhmen.

“Pata kënaqësinë ta takoj në Washington DC, senatorin amerikan, John McCain të cilin e falënderova për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës gjatë viteve kritike të çlirimit dhe shtetndërtimit. Kryetarit të Komitetit për Forcat e Armatosura në Senatin amerikan, i kërkova ndihmën për ta përkrahur në të ardhmen anëtarësimin e Kosovës në NATO. McCain më shprehu kënaqësinë për ta ndihmuar Kosovën në të gjitha përpjekjet e saj shtetndërtuese dhe dëshirën për ta vizituar Kosovën në të ardhmen”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj në SHBA po qëndron me ftesë të “Johns Hopkins University” si bashkëpunëtor akademik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara