Hoxhaj: Serbia përmes shitjes së armëve dhe ryshfetit po bën luftë diplomatike kundër Kosovës

16:28 | 14 Janar 2020

Ish- ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia po vazhdon fushatën e saj kundër Kosovës.

Hoxhaj përmes një postimi në Tëitter, ka shkruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq po e vazhdojnë politikën e Sllobodan Millosheviqit karshi Kosovës.

“Kampanja lobuese kundër Kosovës përmes ryshfetit dhe shitjes ilegale të armëve, dhe veprimeve të ngjashme të këqija tashmë po konfirmohen edhe prej Beogradit. Tipike për një regjim autoritarist si i Vuçiqit dhe një piuni sovjetik si Daçiqi, që e vazhdojnë politikën e Millosheviqit për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara