Hoxhaj – Kurtit: Fjalimi për reciprocitetin një formë e sofistikuar për t’i thënë jo dialogut.

16:31 | 2 Mars 2020

Ish-zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj në fjalimin e tij në Kuvend tha se është i shqetësuar kur po dëgjon se qeveria Kurti po e mendon reciprocitetin si zgjidhje e problemeve që ka Kosova me Serbinë.

“Taksa është vendosur për me ndalë fushatën e çnjohjeve nga Serbia, jo për t’i zgjidhur të gjitha problemet me Serbinë. Kur po ju dëgjoj juve që po flisni për reciprocitetin si zgjidhje e të gjitha probemeve me Serbinë, jam i shqetësuar”, ka thënë Hoxhaj në Kuvend.

Sipas tij taksa e vendosur nga qeveria Haradinaj, ka qenë masë e përkohshme, dhe për këtë iu drejtua qeverisë Kurti që mos ta shndrrojnë në politikë të përhershme, shkruan arbresh.info

Hoxhaj gjithashtu tha se fjalimi i gjatë i kryeministrit Kurti për masat e reciprocitetit ishte vetëm një e sofistikuar për t’i thënë jo dialogut.

“Kryeministri tha se shteti i fuqishëm sillet si shtet i sofistikuar. Kryeministër, ke mbajtë një fjalim të gjatë për masat e reciprocitetit dhe unë e pash fjalimin e juaj si formë e sofistikuar m’i thënë jo dialogut. Krejt ajo listë e gjatl e temave ishte me i thënë jo dialogut”, tha ndër tjera Enver Hoxhaj./arbresh.info/

🔴#LIVE Vazhdimi i seancës në lidhje me paralajmërimin për heqjen e taksës

Publiée par Arbresh.info sur Lundi 2 mars 2020

 

Lajmet më të lexuara