Hoxhaj beson që me 24 gusht zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe pastaj Qeveria Haradinaj

11:29 | 16 Gusht 2017

Pas takimit konsultativ,  Enver Hoxhaj nga PAN’i , para medieve ka thënë se me 24 gusht koalicioni do ta paraqes kandidatin për kryetar të Kuvendit që do të jetë Kadri Veseli, shkruan arbresh.info

“Me 24 gusht do të jemi me seancë, do të dalim me  propozime konkrete, dhe presim që në një afat të shkurtër kohor të formohet Qeveria”, ka thënë Hoxhaj.

Qeveria e re që do të bëhet nga Haradinaj, dhe aty do të adresohen të gjitha problemet ka thënë ai.

Hoxhaj ka përmendur dialogun me Serbinë, formimin e Ushtrisë, dhe liberalizimin e vizave, të cilat sipas tij do të realizohen nga qeveria e re.

 

Lajmet më të lexuara