Hoti zyrtarisht merr postin e kryeministrit, parakalon i vetëm në tepihun e kuq

09:05 | 4 Qershor 2020

Tepihu i kuq është shtruar edhe garda e nderit u rreshtuan për të.

Por për dallim nga herët e tjera fatin për t’ia dorëzuar detyrën nuk e pati, raporton arbresh.info.

Kryeministri Avdullah Hoti parakaloj i vetëm në ditën e parë si Kryeministër.

Kjo për faktin se Albin Kurti si ish-kryeministër nuk e kreu obligimin e tij për t’ia dorëzuar detyrën.

Në vend të tij detyrat dhe dokumentet ia dorëzoj sekretari i zyrës së Kryeministrit, Fitim Krasniqi.

E më të marr detyrën Hoti pritet të mbaj një mbledhje të Qeveris në të cilën do të bëhet prezantimi i kabinetit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara