Hoti: Të vendosur ta jetësojmë amanetin e prijësve tanë dhe atyre që dhanë jetën

11:39 | 5 Qershor 2020

Kryeministri Avdullah Hoti pas vizitës në kompleksin memorial “Adem Jashari” dhe në varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova tha se janë të vendosur që amanetin e tyre do ta çojnë përpara.

Ai në një njoftim në Facebook tregoi për ditën e parë të punës së tij në krye të ekzekutivit.

“Në ditën e parë të punës në postin e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, bashkë me anëtarët e kabinetit kemi bërë vizita te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe tek familja e Jasharajve në Prekaz. Jemi të vendosur ta jetësojmë amanetin e prijësve tanë dhe atyre që dhanë jetën, për ta bërë Kosovën shtet. #QeveriaHoti #RKS”.

Fotografia e Avdullah Hoti

 

Fotografia e Avdullah Hoti

 

Fotografia e Avdullah Hoti

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara