Hoti takon Rashicën, i uron fat në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut

12:35 | 14 Korrik 2020

Kryeministri Avdullah Hoti sot është takuar me yllin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën.

Hoti ka uruar atë dhe kombëtaren e Kosovës në ndeshjen e ardhshme me Maqedoninë e Veriut.

“Kënaqësi e veçantë ta takoj Milot Rashicën, një sportist i përmasave globale dhe shembull që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë shqiptarë. Milotit dhe kombëtares së Kosovës i uroj shumë fat në ndeshjen e ardhshme me Maqedoninë e Veriut dhe në kualifikime për kampionatin evropian”./arbresh.info/

Fotografia e Avdullah Hoti

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara