Hoti: Mikullovci ka luajtur rol kyç në aspiratat e Kosovës për liri dhe pavarësi

13:34 | 15 Shtator 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë homazhe para Teatrit Kombëtar me rastin e vdekjes së aktorit Adem Mikullovci.

Hoti shprehu ngushëllime për aktorin Mikullovci, duke thënë se Kosova ka humbur një njeri të madh.

“Së bashku me zëvendëskryeministra dhe një pjesë e kabinetit tim, dolëm për të bërë homazhe për një ikonë të artit në Kosovë, e artit, e televizionit për shumë gjenerata në Kosovë, dhe unë besoj se vepra e tij artistike do të mbetet në arkivin dhe do të mbetet trashëgimi e shtetit të Kosovës. Dhe përtej kësaj, Adem Mikullovci ka luajtur rol kyç në fazat e caktuara të artikulimit të idesë së shtetit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, tha Hoti, teksa shtoi se do ta kujtoj Mikullovcin për bisedat siç tha të këndshme që kanë pasur së bashku./eo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara