Hoti: Matja e territorit pa pasur përcaktimin e qartë të kufijve me tre shtete fqinjë, është skandal

20:28 | 21 Shkurt 2017

Deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti e vlerëson si skandal matjen e territorit për sa kohë qe nuk janë të definuar kufijtë me shtetet fqinjë.

Këtë sipas tij, e bën vetëm një qeveri e papërgjegjshme duke instrumentalizuar një grup njerëzisht siç thotë ai të pa dinjitet.

Opozita dhe qytetarët e Kosovës, sipas tij, duhet të mobilizohen qe nëpërmjet protestave masive të mos lejojnë humbjen e territorit.

Postimi i plotë i Hotit:

Tentimi për kinse matjen e territorit pa pasur përcaktimin e qartë të kufijve se paku me tre shtete fqinjë, është më shumë se skandal.

Këtë tentativë e bënë vetëm një qeveri e pa përgjegjshme duke instrumentalizuar një grup njerëzish të pa dinjitet.

Prandaj duke pa rrethanat e krijuara pas raporitit të këtij grupi të shitur për pak para e pushtet, të prirë nga pa kurrizori Hivzi Islami.

Ne dhe qytetarët e Republikës së Kosovës kemi vetëm një rrugë e ajo është mobilizimi gjithë popullor që nëper mes protestave paqësore ta mbrojmë territorin e Republikës së Kosovës.

Për ndryshe, të gjithë bëhemi pjesë e humbjes së territorit.

E.H

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara