Hoti: LDK ka brenda listës 18 kandidatë me doktoraturë dhe 26 me magjistraturë

09:42 | 13 Shtator 2019

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka lavdëruara listën e kandidatëve për deputet.

Përmes një postimi në facebook, Hoti ka shkruar se lista e LDK-së,  ka brenda saj 18 kandidatë me doktoraturë dhe 26 me magjistraturë.

Postimi i plotë:

LDK me listën më të mirë, me 18 kandidatë me doktoraturë dhe 26 me magjistraturë.

Në listë janë 33 nga ekonomia, inxhinieria, ndërtimtaria, financat dhe afaristë të suksesshëm, 17 nga drejtësia, 31 nga arsimi, kultura dhe sporti, 11 nga shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe 16 ekspertë shëndetësorë.

Këta do të zbatojnë Programit Qeverisës të LDK-së për: qeverisje efikase, zhvillim të familjes, punësim, arsim dhe shëndetësi, dhe partneritet ndërkombëtarë.

Do të jenë zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të mbikëqyrur punën e Qeverisë. Disa prej tyre me ekspertizë të lartë do të jenë në ekzekutiv për të zbatuar programin qeverisës.

Fotografia e Avdullah Hoti

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara