Hoti: Kam pritur që PAN të bëhet bashkë me Vetëvendosjen

19:07 | 24 Gusht 2017

Shefi i grupit parlamentar të koalicionit LAA, Avdullah Hoti, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, se ajo që ka pritur është që koalicioni PAN të bëhej bashkë në mënyrë të natyrshme me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ajo që kam pritur është që koalicioni PAN të bëhet bashkë me Vetëvendosjen”, tha Hoti.

“Shiheni historikun e bashkëpunimit të tyre. Më 2013, Vetëvendosja ka fituar Prishtinën falë mbështetjes që ia ka dhënë PDK në Prishtinë”.

“Gjatë gjithë mandatit të qeverisë Mustafa, kryetari i Kuvendit ka koketuar me Vetëvendosjen”, tha Hoti duke e akuzuar Kadri Veselin për papërgjegjësi totale në menaxhimin e punës në Kuvend.

“Herën e fundit kanë arritur marrëveshje politike për rrëzimin e qeverisë”, shtoi Hoti, duke iu referuar PAN dhe Vetëvendosjes.

Ndërsa për koalicionin LAA tha se ata kanë pozicion të qartë si koalicion, dhe se ky koalicion po respektohet, duke bërë të ditur se do të jenë konstruktivë në sjelljet e tyre.

“Nëse na jepet e drejta kushtetuese për themelimin e qeverisë, do të themelohet një qeveri pro-evropiane, një qeveri që mund t’i çojë proceset përpara”.

 

Lajmet më të lexuara