Hoti: Edhe nëse kalon demarkacioni, nuk e kemi të garantuar liberalizimin

20:55 | 9 Shkurt 2018

Deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se edhe në rast të ratifikimit të marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, nuk garantohet liberalizimi i vizave.

Hoti vlerëson se qeveria po bënë punën e duhur, dhe opozita nuk ka arsye për të tentuar rrëzimin e saj. Lidhur me mospjesëmarrjen e Nismës në darkën e shtruar në rezidencën e zëvendëskryeministrit Pacolli, tha se nuk ka qenë obligative.

Lidhur me nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, deputeti i Nismës tha se nuk ishte mënyra e as momenti i duhur për ta bërë një veprim të tillë. /RTV D/

Hoti: Edhe nëse kalon demarkacioni, nuk e kemi të garantuar liberalizimin

Hoti: Edhe nëse kalon demarkacioni, nuk e kemi të garantuar liberalizimin

Posted by RTV Dukagjini on Freitag, 9. Februar 2018

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara