Hoti dhe Osmani takuan Zëvendëspresidentin e PE-së Rainer Wieland

09:54 | 24 Qershor 2019

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani sot takuan Zëvendëspresidentin e PE-së Rainer Wieland së bashku me 20 përfaqësues senior të CDU-së.

Avdullah Hoti në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-së falënderoi Wieland dhe të pranishmit për angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme në shtet ndërtimin e Kosovës.

Në takim u diskutua për sfidat e brendshme të Kosovës në tema të ndryshme si sundimi i ligjit dhe për çështje që lidhen me politikën e jashtme siç është dialogu me Serbinë.

Në fund të takimit Wieland falënderoj HotiN për takimin si dhe theksoI edhe një herë se LDK mbetet partneri me kredibil për procesin e integrimit euro-atlantik te vendit tone./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara