Hiqet lista e pritjes për CT në mushkëri në QKUK

09:38 | 26 Mars 2019

 Qytetarët më nuk do të presin për të bërë CT në mushkri në QKUK.

Kështu ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili përmes një postimi në facebook, shkruan arbresh.info.

Ai ka shkruar se kjo është arritur me aktivizim të shërbimeve në të dy ndërrimet.

“Hiqet lista e pritjes për CT në mushkëri në QKUK! Pas një kohe të gjatë, me aktivizimin e shërbimeve para dhe pasdite, është hequr edhe lista e pritjes për CT në mushkëri, në QKUK”,ka shkruar ai.

I pari i shëndetësisë kosovare ka shtuar se kjo do të ndikoj edhe në uljen e shpenzimeve financiare për qytetarët.

“Me këtë marrin fund pritjet e qytetarëve deri në dy muaj për një tomografi që t’i diagnostikojnë shkaqet e shqetësimeve të tyre. Kjo do të shkurtojë edhe kohën e qëndrimit të pacientit në spital dhe do t’i mbrojë ata nga shpenzimet e larta financiare”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara