Hetuesia e EULEX-it, Policia e Kosovës dhe KFOR ende tek zyrat e OVL-së

18:40 | 25 Shtator 2020

Në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës po qëndrojnë ende hetuesia e EULEX-it.

Jashtë objektit rendin po e mban Policia e Kosovës, kurse më tutje shihen edhe ushtarë të KFOR-it, shkruan portali arbresh.info

Dyert vazhdojnë të jenë të mbyllura e prej tyre kohë pas kohë po dalin e po hyjnë pjesëtarë të policisë ndërkombëtare.

Gjithashtu bie në sy edhe autoambulancë që ndodhet në afërsi të objektit të Qeverisë.

Kujtojmë se gjatë ditës Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK dhe nënkryetari i saj Nasim Haradinaj janë arrestuar nga oficerët e EULEX-it./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara