Haziri : Qeveria po bëhet mosmirënjohëse ndaj BE-së për Ushtrinë

21:43 | 13 Dhjetor 2018

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka kritikuar bartësit e Qeverisë së Kosovës se janë treguar mosmirënjohëse ndaj Bashkimit Evropian, me rastin e krijimit të ushtrisë.

Por sipas tij, pa partnerët Europian, nuk ka anëtarësim në NATO dhe BE.

“SHBA’të janë bartësi kryesor i këtij procesi, por në parneritet me BE, ku Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca e Italia kanë histori në luftën tonë, në çlirimin tonë, në Pavarësisë e deklaruar”, ka thënë Haziri përmes një postimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.

 

Lajmet më të lexuara